Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, njëkohësisht edhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat shprehet se vendimi i KAS për të mos administruar kërkesat e PD-së shkon në drejtim të kundërt me kërkesat e opozitës dhe të shqiptarëve, për transparencë.
Kaso deklaroi se opozita do ta vazhdojë betejën edhe në KAS edhe në institucione të tjera, pasi gjithçka që ka pretenduar e ka provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS.
“Provat që do zbulonin masakrën zgjedhore të 25 prillit nuk i janë vënë dhe nuk i vihen në dispozicion të opozitës. Rruga e vetme për t’i administruar ato në procesin ankimor është që vetë KAS t’i drejtohet me kërkesë organeve kompetente dhe të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm që është kërkuar nga ana jonë.
Kjo sjellje shkon në drejtim të kundërt të transparencës dhe procesit zgjedhor dhe në drejtim të kundërt jo vetëm të opozitës, që është ankuese në këtë proces, por edhe shqiptarëve për transparencë.
PD gjithçka që ka pretenduar e ka provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS. Ne kemi pretenduar që dimensioni i plotë i asaj që ka ndodhur do të vijë në vëmendje të KQZ, vetëm pasi të administrohet dokumentacioni që është në institucione të ndryshme.
Këto prova mund të sigurohen vetëm në mënyrë zyrtare. Është KAS që duhet të veprojë në bazë të një detyrimi ligjor. Do vazhdojmë betejën jo vetëm në KAS por edhe në institucion të tjera”, tha KAS.
Kujtojmë se KAS sot vendosi të mos pranojë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, për të marrë prova shtesë nga organe të tjera shtetërore si Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ajo u rrëzua me shumicë votash.
LEXO EDHE:
KAS miraton ankimimin e LSI, vendos të hapë 24 kuti në Berat. Rrëzon kërkesat e PD-së
Top Channel