Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur që të hapë 24 kuti në qarkun e Beratit, të ankimuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërsa sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike, për të marrë prova shtesë nga organe të tjera shtetërore si Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ajo u rrëzua me shumicë votash.

Hapja e kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet.

“Lidhur më shqyrtimin e ankesave 34 dhe 35 të subjekteve zgjedhur LSI dhe PD-AN lidhur me shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat, në shqyrtim të provave KAS vendosi:

Marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe të materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit të zonës zgjedhore qarku Berat:

KAS me shumicë votash vendosi mospranimin e kërkesës së subjektit ankimues PD-AN për marrjen e provave apo informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore.

Me kërkesën e dy anëtarëve timen dhe të zotit Braho, në zbatim të nenit 136.3 KAS vendosi të administrojë si provë të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit biometrik të zgjedhësve në zonën zgjedhor qarku Berat për të bërë të mundur evidentimin e rasteve të votimit të dyfishtë ose familjar sipas pretendimit të bërë nga PD-AN.

Sot seanca do të pezullohet sërish për të hapur edhe kutitë që i cituam më sipër”, tha drejtuesi i mbledhjes së KAS.

Top Channel