Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare.
Zjarri nisi pasditen e së enjtes në qendrën tregtare Federeal Plaza kur shoferi ndezi një cigare pranë makinës së parkuar dhe më pas hodhi dezinfektues në duart e tij.
Në tokë kishte rënë një pikë dezinfektues dhe kur shkundi cigaren në tokë ndodhi shpërthimi i flakëve. Pamjet e helikopterit treguan zjarrfikësit që po përpiqeshin të shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin tip “Toyota Camry”.
Shoferi pësoi djegie të shkallës së parë dhe të dytë në duar dhe kofshë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa automjeti u shkrumbua tërësisht. “Përdorimi i pastruesit të duarve dhe pirja e duhanit është një kombinim i keq në zona të pa ajrosura si një makinë,” tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.
Top Channel