Një luan i ri është kapur gjatë një reflektimi ‘të thellë’ pranë një pellgu uji në Afrikën e Jugut, në disa foto interesante ku shihet që pi për të gjetur forcë te vetja.
Adoleshenti mashkull me një shikim shpues dukej i mbushur me ankth teksa qëndronte pranë pellgut të ujit në parkun kombëtar Kruger.
Por për fat, shpejt ai gjeti forcën për të dalë nga melankolia dhe u nis në rrugën e tij teksa fotografi, njëkohësisht guidë e parkut Kruger, Moosa Varachia tha se luani dukej se po ndjente peshën të botës mbi shpatulla.
Ai thotë: “Ndoshta luani ndjente se së shpejti duhet të ndahej nga tufa e tij dhe të dilte për të jetuar vetëm. Me siguri që po jetonte një krizë jete prej largimit nga shtëpia dhe daljes në botën e vërtetë”.
Top Channel