Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe ka vënë në pranga një 48 vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtohet nga shtetasi J. H., 48 vjeç, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike si dhe një peshore elektronike.
Njoftimi i policisë/ Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin J. H., 48 vjeç, banues në Orikum.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis si dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel