Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, ku janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar 1 kg kokainë.

Njëri nga policët është detyruar të qëllojë në ajër pasi dy djemtë me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve kanë tentuar të largohen dhe kanë kundërshtuar policët.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur apo të lënduar, ndërsa forcat blu kanë prangosur V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjeç. Sipas njoftimit operacioni vijon ende.

Informacion  paraprak

Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë .  Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  ti neutralizuar.  Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë.Vijon operacioni

 

 

Top Channel