Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në rrethana ende të paqarta rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj” në Tiranë ku për pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Mësohet se viktimë e këtij sulmi është shtetasi me iniciale M.Q 27-vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel