
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se dora e bashkëpunimit me opozitën do të mbetet e shtrirë dhe së bashku me ta do të vendosin se kush do ta zëvendësojë Ilir Metën.
Duket se PD nuk është gati për bashkëpunim dhe e cilëson Ramën si autorin e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve dhe së bashku me Doshin e Rakipin bënë të mundur vjedhjen e votës.
PD thekson se asnjë diversion nuk do i ndalë në këtë betejë për të shpalosur fakte e prova që dëshmojnë se si u ble vota nga Rama-Doshi-Rakipi.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.
Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Top Channel