Momentet ‘makabre’ kur kokat e gepardëve skuqen nga gjaku antilopës së vrarë (fotot)

10/05/2021 18:45

Disa foto të përgjakshme tregonin së fundmi fytyrat e skuqura nga gjaku të tufe gepardësh që copëtonin antilopën e vrarë pas gjuetisë së tyre.

Në imazhe shiheshin macet e mëdha që ngulnin dhëmbë në prenë e tyre rreth 40-kilogramëshe, që megjithse ishte ende gjallë, fatkeqësisht dukej e nënshtruar ndaj fatit të saj të zi.

Në disa prej imazheve gjaku i impalës dukej që pikonte nga fytyra e bishave që ushqeheshin me të.

Pamjet brutale u kapën nga Tapan Sheth, në parkun kombëtar të Masai Mara në Kenia.

42 vjeçari Tapan, ishte rreth 50 metra larg ngjarjes, kur fotografoi momentet e rralla.

“Këta janë pesë vëllezër gepardë të famshëm ne zone, janë ndryshe nga nënat e tyre por qëndrojnë gjithmonë bashku për të gjuajtur”.

“I gjetëm ata duke u relaksuar në një ditë me diell, kur panë një grup antilopash që po kalonin”, thotë Tapan, nga Gujarat në Indi, duke shtuar se u çudit kur gepardët vranë antilopën thuajse të rritur.

Ai shtoi se nxitoi të merrte kameran e tij për të marrë skenën e përgjakshme, dhe tregon.

“Ata punuan së bashku për të izoluar një prej antilopave dhe më pas u gostitën me të. Nuk mund ta përshkruaj atë moment, ishte hera e parë që dëshmoja vrasjen e gjahut. Por ky është cikli i jetës, më i forti mbijeton”.

Gepardët meshkuj krijojnë grupe të vogla të quajtura “koalicione” për të rrethuar e kapur prenë e tyre.

Ndërsa gepardët femra gjuajnë të vetmuara, përveç rasteve kur mësojnë këlyshët e tyre.

FOTO GALERI
4/8
“Këta janë pesë vëllezër gepardë të famshëm ne zone, janë ndryshe nga nënat e tyre por qëndrojnë gjithmonë bashku për të gjuajtur”, tha fotografi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA