Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të zbatimit të reformës së Fiskalizimit, vijon me publikimin e të dhënave të ecurisë së këtij procesi deri në këto momente.
Që prej 1 Janarit të këtij viti ka nisur faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsiston në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike, ose ndryshe B2G, vetëm me faturë elektronike.
Ndërkohë që janë edhe dy fazat e tjera:
Faza e dytë: Transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B, prej datës 1 Korrik 2021 dhe përkufizon monitorimin e pagesave të këtyre transaksioneve nëpërmjet sistemit bankar.
Faza e tretë: Transaksionet me para në dorë, B2C, me para në dorë, prej datës 1 Shtator 2021.
Përsa i përket fazës së parë, reforma e Fiskalizimit ka pasur një ecuri pozitive me shifrat që janë rritur ndjeshëm muaj pas muaji. Pavarësisht detyrimit për t’u përfshirë në Fiskalizim sipas afateve , Administrata Tatimore kërkon të sqarojë se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre përpara këtyre afateve.
Top Channel