Tre persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit pasi po drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, por pa pasoja të rënda.
Gjithashtu janë vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Në 24 orët e fundit Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga 3 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu kanë vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z.Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, pasi në aksin rrugor Maminas-Manëz, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip “Lifan”, ka humbur kontrollin dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi Sh. Gj., i cili pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.
B.S., 48 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Sukth-Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
M.B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri Lalëzit-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijon intensivisht puna në rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Top Channel