Ky është moment kur përfaqësuesit e PD përmes këtyre dosjeve voluminoze dorëzuan ankimimin rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit për 9 qarqe.
PD kërkon që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Kjo pavlefshmëri e kërkuar nga PD argumentohet me faktin se socialistët kanë përdorur burimet shtetërore për të ndikuar në rezultat apo janë dhënë legalizime dhe dëmshpërblimet nga tërmeti duke ndikuar vullnetin e qytetarëve.
PD nuk ishte e vetme që ankimoi. LSI përmes Altin Kaziaj përfaqësues ligjor, fokusim më të madh të ankimimit e ka në qarkun e Beratit. Kërkesës së parë ankimore me numër 34, ku kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në qarkun Berat I shtoi edhe një tjetër atë me numër 35 ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të procesit të votimit në qarkun Berat dhe ripërsëritjen e tyre.
Altin Kaziaj: Nga hetimi jonë ne humbëm një mandate në berat me 77 vota. Në kuti janë më shumë vota për LSI.
Të gjitha komentet e ndërkombëtareve pas 25 Prillit theksonin nevojën e mirë-administrimit me transparencë të procesit të ankimimit. Nëse subjektet politike ankimuese nuk do ta fitojnë betejën në KAS atëherë u lind e drejta të trokasin në Kolegjin zgjedhor. Kjo do të thotë se certifikimi final i zgjedhjeve nuk do të ndodhë deri në mes të Qershorit.
Top Channel