Mediat: Këshilltarët izraelitë të Edi Ramës vijnë në Tiranë për zgjedhje ‘në stil Tel Avivi’

07/05/2021 15:59

Jo më pak se 8 izraelitë strategë fushatash elektorale u përshinë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke përfshirë dhe ish-zëdhënsin e Netanyahu, Jonatan Urich që duket se kërkonte ‘lëndina të reja për të kullotur’.

Për afro një vit, një nga aleatët më të zjarrtë të kryeminsitrit izraelit Benjamin Netanyahu ka ruajtur një heshtje thuajse-totale në media.

Në 24 maj 2020, Jonatan Urich, zëdhënësi i partisë izraelite në pushtet Likud, këshilltar i ngushtë dhe mik i birit të Netanyahu, Yair, nisi të komentonte në rrjetet sociale në favor të kryeministrit, ne kohen kur ai po bëhej i pari lider i qeverisë që dilte në gjyq për korrupsion.

Por me vone përsëri rrjetet e tij sociale rinisën heshtjen dhe ai ndaloi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Më parë Urich kishte deklaruar se Netanyahu ka arritur fitoren më të madhe elektorale të Izraelit, teksa partia e tij Likud fitoi 36 vende, edhe pse jo të mjaftueshme për të formuar qeverinë pasi opozita Bardhë e Blu fitoi 33 vende.

Replikat e tij sarkastike dhe goditjet ndaj dezertorëve të Likud ishin pjesë kryesore e reportazhit politik në vend dhe një shfaqje sulmesh brutale ndaj kujtdo që guxonte të cenonte imazhin e partisë dhe liderit të tij.

Por ku shkoi Urich pas kësaj?

Siç rezulton, në zgjedhjet në Shqipëri, madje nuk ishte vetëm.

Takim me Ramën apo Lulzimin?

Më 25 prill, kryeministri shqiptar në detyrë Edi Rama i Partisë Socialiste fitoi përsëri kundër demokratit Lulzim Basha.

Basha, ish-avokat që ka hetuar krimet e luftës për gjykatën ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë, është përballur me ish-piktorin Rama në disa zgjedhje kombëtare gjatë viteve.

Socialistët fituan 74 vende nga 140 në parlamentin shqiptar, ndërsa demokratët morën 59.

Prapa skenës elektorale të të dy kandidatëve qëndronte një kontigjent operativësh izraelitë të politikës që sollën në Tiranë fushatën me stil të vendit të tyre, ku përfshihen strategjitë për nxitjen e qytetarëve të dalin të votojnë, përdorimin e mediave sociale dhe shënjestrimin e audiencave të caktuara me fushatat publicitare.

Të gjitha këto pa ia pasur haberin fare gjuhës së vendit.

Shumicën e dekadës së kaluar, ankimuesit dhe strategët elektoralë izraelitë kanë qenë pjesë kryesore e zgjedhjeve në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës lindore si Serbia, Ukraina, Kosova, e Rumania — thuajse njëlloj si strategët amerikanë që vazhdimisht lënë shenjë në fushatat elektorale në Izrael.

Vetë Urich ishte kësaj radhe në anën e humbësve, duke dhënë konsultime për Bashën së bashku me Asaf Shariv, ish-kreun e komunikimeve të kryeministrit të ndjerë Ariel Sharon, me konsullin e Izraelit në New York; Israel Einhorn, dhe me Adi Timor konsulent komunikimesh me eksperiencë në fushatat ndërkombëtare.

Zedhenesi i Likud, Jonatan Urich

Teksa Urich pretendonte se i dha Netanyahu një fitore të paprecedentë, Rama në fakt bëri histori duke fituar mandatin e tretë për herë të parë në vend.

Konsulenti i fushatës së Ramës ishte Tal Silberstein, i cili ka drejtuar fushatën e Gideon Sa’ar në mars 2021 dhe prej atëherë ka qenë i përhershëm në fushatat evropiane.

Në krah të tij Assaf Eisen, i cili ka punuar prej disa vjetësh në Shqipëri dhe vende të tjera; Ido Stossel, këshilltar i laburistëve; e Shuki Shapira, që ka qenë zëdhënës i deputetit të parisë Meretz, Ilan Gilon.

Në Tiranë dhe vende të tjera të Evropës, izraelitët konsiderohen mjeshtrja të mediave sociale dhe fushatave politike, me njohuri të specializuara të teknologjisë, data-bazave dhe votës.

Izraelitët konsiderohen në Evropë si produkte ekzotike të fushatave dixhitale dhe kjo ka shtuar mjaft biznesin e tyre.

Por megjithë numrin e strategëve izraelitë të përfshirë në zgjedhjet shqiptare, mediat sociale përfshinin një masë të vogël të strategjive apo përqindjes së influencës.

Sipas rrjetit vendas JOQ Albania, Rama ka shpenzuar vetëm $88,000 për reklamat e fushatës në Facebook, që gjithsesi kalojnë ato të Bashës prej $36,000 në të njëjtën platformë.

Ardhje e vonë

Urich ishte një shtesë pak e vonshme në fushatën e Bashës, sipas rrjetit ‘Times of Israel’ dhe erdhi në Tiranë teksa fushata elektorale po mbyllej në prill, pasi priti mbylljen e zgjedhjeve në Izrael në fund të marsit.

Edhe roli i tij me Likud nuk është shumë i qartë. Zëdhënësit e partisë insistojnë se Urich “ishte zëdhënës dhe këshilltar i kryeministrit,” por ‘kapërcimi’ i tij drejt Shqipërisë tregon se me shumë gjasa nuk e ka më këtë rol.

Kandidatet kryesore te zgjedhjeve ne Shqiperi

FOTO GALERI
1/3
Ish-zëdhënsi i Netanyahu, Jonatan Urich

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA