Thomas Brdaric u shfaq i kënaqur në mikrofonin e Supersport me performancën që bëri skuadra e tij në sfidën ndaj Teutës, edhe pse Vllaznia mori një pikë trajneri gjerman nënvizoi se skuadra është në rrugën e duhur.
NDESHJA– “Nuk kam qejf të ankohem. Sot humbëm disa raste të mira për shënim, por lojtarëve duhet t’i japim besim. Sot jam i lumtur me rastet e krijuara. E kishim përgatitur ndeshjen për të shënuar dhe për të fituar, por jam i lumtur me lojën e skuadrës.“
GOLAT– “E thashë edhe më parë, këto shanse na kanë dëmtuar shumë. Sot bëmë një ndeshje shumë mirë, jam krenar për lojtarët e mi. Duhet të jemi më të mirë për të shënuar. Jemi ende në javën e 31-të dhe kemi ende ndeshje përpara për të arritur rezultate pozitive.”
Top Channel