Partia Demokratike, e cila nuk arriti të mposhtë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit ka paralajmëruar se do të publikojë vazhdimisht me fakte që tregojnë se janë vjedhur votat.
Videoja e publikuar ditën e sotme, fillon me një fjalim të kryeministrit gjatë fushatës teksa thotë: “Kur votat fillojnë të numërohen do ta kuptoni që Partia Socialiste nuk është Edi Rama.”
Më pas, PD shfaq pamjet e atyre që pretendon se janë autorët e masakrës zgjedhore.
“Tom Doshi me tre deputetët e tij, është Aqif Rakipi me dhëndrin dhe djalin deputet.
Jurgis Cyrbja i Plarent Dervishit. Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Rrahman Rraja i bandës së kokainës në Belgjikë”, janë emrat e deputetëve që ka publikuar PD.
Ata garuan nën logon e PS dhe PSD në zgjedhjet e 25 prillit dhe kanë fituar mandat në qarkun e Durrësit.
Top Channel