Shkodra në fillim të shekullit XX kishte marrë imazhin e një qyteti europian.

Në studion Marubi qytetarët pozonin para kameras fotografike dhe në 1923 organizohet ekspozita e parë me artistët shkodranë, mes tyre dhe Zef Kolombi.

Edhe pse lindi në Sarajevë ai u kthye shpejt në vendlindjen e të atit, në Shkodër.

Pas kthimit nga studimet në Romë, krijimtaria e tij do të zhvillohet më së shumti në Elbasan, pasi ai u emërua si mësues në Normalen e Elbasanit.

I prirur drejt një pikture elitare me dritë dhe harmoni koliristike arti i tij zvogëlon hendekun me perëndimin.

Rubens Shima: Është pikërisht ky lloj kërkimi kaq interesat, kjo mplekjsje e e romantizmit me realizimin që e ka kthyer pikturën e Kolombit në një gur të çmuar.

Suzana Varvarica: Ai grup pikturash, ai portretizim i gjerësishëm i atyre njollave, linjave, temave, subjekteve që ai ka sjellë janë si të thuash fizionomia e qartë e një piktori pak rebel.

Ylli Drishti: E veçantë është mënyra e tij pak impersioniste që ai e realizon tek autoporterit i tij.

Fatmir Juka: Nga Zef Kolombi e këtij unë do ta kisha filluar sendërtimin e pikturës shqiptare.

Krijimtaria e Zef Kolombit me freskinë, elegancën e vet i ofronte publikut një tjetër mesazh prej atij ideologjik të kohës.

Top Channel