Polemika dhe tension në Botëror/ Mbappé i përgjigjet ashpër Paraguajit: “Nëse na detyroni të bëhemi “pis” ne do ta bëjmë…” 05/07 02:48
Teuta është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas fitores 90-84 ndaj Goga Basket, në finalen e luajtur në mbrëmje në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”.
Ndeshja gjatë gjithë kohës ishte e hapur, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, pa u shkëputur dot, duke e lënë të hapur emrin e fituesit.
Vetëm në 30 sekondat e fundit të ndeshjes Teuta arrin të shkëputet.
Teuta në fund nisi festën me rezultatin 90-84 pikërisht në shtëpinë e rivalëve të tyre.
Top Channel