Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Tiranën si Amerikën e vogël të Shqipërisë.
Në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës të fushatës në kryeqytet, Rama tha se Tirana mbledh të gjithë shpresat e shqiptarëve nga të gjithë krahinat që kanë ardhur. Ai theksoi se vota më 25 prill për PS është për më shumë çerdhe, kopshte dhe shkolla për fëmijët.
“Tirana është Amerika e vogël e Shqipërisë. Tirana është vendi ku fliten të gjithë dialektet e shqipes. Tirana është vendi nga ku kanë ardhur të gjithë krahinat, zakonet, historitë dhe janë mbledhur këtu të gjithë ëndrrat dhe gjithë shpresat si dikur Amerika mblidhte ëndrrat dhe shpresat e një bote të tërë. Dhe u them atyre. po si do ia bëjmë më 25 prill, kujt do ja lini fëmijët, kujt do ja lini çerdheve, kujt do ja lini shkollat që duhen vazhduar të ndërtohen për fëmijët tuaj, kujt do ja lini në dorë rrugën e fëmijëve tuaj që falë mbështetjes që ju jepni duhet të shkojë në univerisitet, do ja lini djalit dhe vajzës që të zërë vendin siç e meriton apo prapë do ja lini në dorë autokolonës që të vendosë kë merr dhe kë vret. Kujt do ja lini që të rrisë më tej pagat tuaja, po ju dyqanxhinjt e Tiranës, ju sipërmarrësit e vegjës, qofshi nga Tropoja qofshi, nga Konispoli. Ju që jetoni me biznes të vogël kur do ja lini punën e taksave tuaja? Do ta mbani siç e keni apo do shkoni pas berihait”, tha Rama.
Top Channel