Tiranë – Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha”, ku një 34-vjecar plagosi me thikë 6 persona.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasi ka plagosur personat brenda xhamisë, tentoi të hynte në një dyqan metrazhesh, por i kanë mbyllur derën dhe më pas është drejtuar tek një piceri. Aty ka plagosur Donald Kocin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pasi doli nga xhamia, në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si besimtarët jashtë nxituan që ta rrethonin për ta shtrirë në tokë dhe t’i mbanin duart e lidhura derisa të vinte policia. Ata u bënë bashkë për të neutralizuar situatën që të mos plagoseshin persona të tjerë.
Ndërsa njëri prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacionit sepse e ka kapur thika në pjesën e mesit është Kleon Jaupaj, menaxheri i xhamisë.
Top Channel