Në kërkim për trafikim të 127 kg kanabis dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 48-vjeçari në Sarandë

18/04/2021 13:02

Policia e Sarandës ka vënë një pranga një 48-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”.

T. Q., 48 vjeç, ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

T. Q., 48 vjeç, banues në Fier, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 17.12.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA