Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët
Pavarësisht marrëveshjes së fundit kornizë të nënshkruar mes Izraelit dhe Libanit në Uashington, raportohet për sulme ajrore në zonën kufitare mes dy vendeve.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit njofton se forcat izraelite kanë bombarduar gjatë natës zonën e qytetit Markaba, rreth 1.5 kilometra nga kufiri me Izraelin. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima apo dëme materiale nga ky incident.
Ngjarja ndodh vetëm pak orë pas nënshkrimit të një “marrëveshjeje kornizë” mes dy vendeve, e cila parashikon ndërprerjen e armiqësive, nisjen e negociatave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje dhe bashkëpunim në çështje si kthimi i trupave dhe lirimi i të burgosurve.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e ka cilësuar marrëveshjen si një “hap të parë” drejt stabilizimit të marrëdhënieve mes palëve.
Autoritetet nga Izraeli dhe Libani nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht raportimet për bombardimet në Markaba.
Top Channel