“Hë mo tropojsa”/ Rama: Kemi bërë më shumë se PD, këtë nuk ma diskuton dot dhe një tropojan që i mban gishtat lart dhe kur flen gjumë

18/04/2021 18:52

Pas Kukësit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tropojë për të folur para qytetarëve duke treguar historinë me Petrit Malajn, i cili renditet i dyti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit.

Malaj i ka bërë të qartë se duhet t’i japë fjalën që do realizohet çdo gjë që do tu premtojë atyre që i cilëson “tropojanët e mi”.

Edi Rama:  Për mua, ka qenë dhe do mbetet Petriti, një shok dhe njeri me vlera dhe nuk e nderoj më shumë poi  thashë zoti Petrit. Më duket më i largët. Kur më tha zoti kryeministër, nuk kam çfarë të them, më thuaj ti. Nuk e kam problemin nëse bëhem apo jo deputet se nuk jam këtu për të dhënë përgjigje nëse dua të bëhem deputet, por dua të jem njeriu që nuk ia ktheu kurrizin kur jua mori votat dhe të mendojnë se nuk do jua bëj atë që duhet për “tropojanët e mi”.

Nuk munguan thumbat për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, duke i thënë tropojanëve që të mos thonë se PD i solli demokracinë. Ndër të tjera, ironizoi faktin që Basha i cilëson si “tropojsa” duke i thënë atyre që i ndjekin nga ekrani se  kë do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Edi Rama: PD nuk është shpellë. Në PD ka plot njerëz të mirë, por problem është koka. Ishte koka kur ishte kokë, imagjinoni tani që është pa kokë. Më falni, por nuk është bërë ndonjë gjë për të thënë dilni rrugëve të na duartrokisni, por për Tropojën unë dhe PS në këto vite kur na hyri në mes dhe një tragjedi e madhe, tërmeti dhe pandemia kanë bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe PD. Këtë nuk ma diskuton dot dhe një tropojan që i mban gishtat lart dhe kur flen gjumë. Mos ma thoni që na solli demokracinë se aty nuk kam fare çfarë flas.

Kam një pyetje për tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliu. Tani deri tek Saliu me vështirësi të madhe po hajde, po Luli? Luli që thotë ju tropojsa, ju tropojsa. Ai thotë po shkoj tek kushërinjtë e babës, po ngre këmbët përpjetë dhe varja çfarë thonë. Tani imagjino ata që më ndjekin nëpër këto zona gjithë inat duke iu ngrejt televizorit me dy gishta. Hë mo tropojsa? Do votoni për Lulin? E kam me ata, jo ju këtu se s’keni lujt mendsh. Saliu tani është vetëm në formë tigri në barkun e Lulit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA