Video/ Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital
Pas betejës në fushë, lufta tjetër për futbollistët janë pasuria dhe gratë. Në renditjen e mëposhtme do të zbuloni këtë herë se cilat janë partneret e futbollistëve, që kanë më shumë të ardhura.
“Wags” siç njihen ndryshe janë modele, këngëtare apo dhe sipërmarrëse, të cilat janë po aq të suksesshme sa partnerët e tyre.
Në vendin e parë do të gjejmë Victoria Beckham. Bashkëshortja e David ka një imazh fantastik dhe pasuria e saj llogaritet deri në 415 milionë euro. Jo keq për një grua.
Renditja vijon me personin e zemrës së Gerard Pique, Shakirën. Këngëtarja kolumbiane njihet në mbarë botën për sukseset e saj dhe numëron mbi 254 milionë të ardhura.
Podiumi mbahet nga Coleen Ronney. Plot 16 milionë euro për bashkëshorten e Wayne, e cila është gjithashtu shumë e suksesshme në bizneset e saj.
Renditja vijon me modelen e njohur, Georgina Rodriguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka arritur të fitojë plot 8 milionë euro, por mendohet se shumë shpejt të ardhurat e saj do të rriten.
Vendi i pestë mbahet nga e fejuara e Alex Oxlade-Chamberlain, Perrie Edwards. Këngëtarja britanike ka arritur deri në 6.9 milionë euro të ardhura falë punës së saj.
Top Channel