“Rrapush Xhaferri i veshur si dhëndërr me shkesët Saliu e Iliri”, Rama nga Lezha: Luli kukull që kurdiset

15/04/2021 16:35
Kryeministri Edi Rama në Lezhë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Lezhës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa po zhvillon aktivitet me qindra pjesëmarrës të vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

Si në çdo qytet tjetër ai nuk la pa ironizuar opozitën, por duke përmendur një epitet tjetër për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Rama e ka krahasuar me  Rrapush Xhaferrin, ku sipas tij vishet si dhëndër që ka dalë për të kërkuar për nuse, ndërsa shkesët janë presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se Rrapush Xhaferri ishte themeluesi i  firmës piramidale “Xhaferri”, në vitet 1995-1997, një nga periudhat më të këqija të vendit, ku shqiptarët humbën gjithçka kishin.

Ai bëri një paralelizëm të vendit gjatë periudhës së vitit 1997 dhe asaj të sotmes, ku kreu i PD-së u premton shqiptarëve pa asnjë bazë konkrete financiare.

“Si mund ti besohet një lloj Rrapushi të ri i veshur e i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse ndërkohë që shkesët nuk duken, njëri duket e tjetri s’duket, Saliu e Iliri janë shkesët që duan me çdokush t’i tërheqin shqiptarët që u thotë shqiptarëve  do t’u jap lekët. Një nëne me fëmijë e u thotë do t’u jap lek, një çifti të dashuruar do t’u jap unë vetëm martohuni. Lek lek lek, ndërkohë që nuk jemi në këtë garë për lek lek lek, por jemi për një zgjedhje shumë të qartë, ca duam ne për atdheun tonë”, ironizoi Rama.

Rama përdori një retorikë të fortë për kreun e PD-së, Lulzim Basha duke e quajtur një kukull që kurdiset nga Berisha e Meta, ndërsa rikujton se i ka bërë ftesën për bashkëpunim.

“Është një kukull që në darkë e kurdis Saliu e në mëngjes e rikurdis Iliri. E patë Ilirin se ca thoshte e thoshte Luli po të dojë ta bëjë tani marrëveshjen. Unë dje i thashë një gazetari jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën se ajo opozitë është se PS do t’i fitojë zgjedhjet se ne do të vazhdojmë të jemi në krye të vendit. Kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis janë dy çelësa e Luli vrapon duke thënë jo se po tha po i hoqën baterinë e nuk fle më, është kukull me bateri se vetëm një kukull mund të jetë njëherë Spiderman që thotë do të ngjitemi në institucione do djegim institucione , një herë Borëbardhë me 7 xhuxhat që i vijnë nga mbrapa, njëri që pi raki, tjetri që shet vezë. Me politikën mund të bëhen gjera të jashtëzakonshme duan apo s’duan ne do ta bëjmë këtë vend se kësaj pune i ka vdekur nëna”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA