Financat publikojnë performacën paraprake 3 mujore të të ardhurave dhe shpenzimeve

15/04/2021 12:17
Foto ilustruese

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë përmbledhjen e performancës paraprake 3 mujore të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Në njoftim bëhet e ditur se performanca reflekton rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteteve të qeverisë.

Po ashtu të ardhurat tatimore për 3-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 101 % të planit, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike në masën 96% të tij.

“Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 3 mujore (Janar – Mars 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteteve të Qeverisë.

Të ardhurat tatimore për 3-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 101 % të planit të 3-mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 3-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 96% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e tretë të vitit 2021 rezultoi në rreth 7 miliardë lekë”, thuhet në njoftim.

Top Channel