VIDEO/ Rama publikon rrëfimin e çiftit të të moshuarve që u bënë me shtëpi të re, pas tërmetit: Sikur lindëm për së dyti!

14/04/2021 08:36

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me rrëfimin e një çifti të moshuarish në Maminas, të cilët tregojnë përjetimet e tërmetit të 26 nëntorit.

Të mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit, tashmë ata janë futur në shtëpinë e re. Çifti falënderojnë ata që kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa theksojnë se u duket sikur kanë lindur për së dyti.

“Rrofshin të gjithë që neve po na ndërtojnë këto shtëpia. Shumë faleminderit për shtetit. Sikur lindëm për së dyti. Kushdo parti të ishte se ne nuk marrim gjë nga partitë. Plaku im një pension merr nuk ka më as shërbim, që i bëj shërbime atij, po shyqyr që kemi shti kokën brenda dhe me një çapë bukë thatë ne jetojmë”, tha e moshuara.

Kurse kryeministri në tekstin bashkëshoqërues të videos shkruan: “MIRËMËNGJES

dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA