Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PS do të fitonte zgjedhjet me 60.1% në qarkun e Vlorës, ndërsa 32.1% e qytetarëve do të votonin për aleancën PD-AN.
LSI renditet e treta me 4% dhe Lëvizja për Ndryshim me 1.6%. Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të vazhdueshme nga Vlora se nuk do të lejojë vjedhjen e votës dhe ka bërë akuza të forta ndaj PS, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak tek të anketuarit, të cilët ia besojnë sërish drejtimin Partisë Socialiste.
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1004 votues në qarkun e Vlorës dhe 1003 votues në qarkun e Shkodrës, ndërsa 90% e intervistave janë bërë përmes telefonit dhe 10% përmes panelit online të IPSOS.
Top Channel