Kontenieri me 143 kg kokainë nga Ekuadori/ Ja kush janë dy administratorët e firmës pritëse në Shqipëri (FOTO)

12/04/2021 13:18

Top Channel ka siguruar fotografitë e dy administratorëve të arrestuar për kontenierin me kokainë që u kap ditën e shtunë në portin e Durrësit.

Ata janë identifikuar si Klajdi Xibraku, 30 vjeç dhe Erion Peti, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy janë administratorët e firmës pritëse në Shqipëri të kontenierit që transportonte banane dhe kishte drogë të fshehur në tavan.

Ngarkesa që vinte nga Ekuadori kishte kaluar tranzit në Itali dhe u kap nga skaneri në portin e Durrësit. Operacioni është koduar “El Mejor” dhe në pamjet e drogës të siguruara nga Top Channel duket fotografia e stampuar e Pablo Escobar.

Droga ishte e ndarë në 200 pako. Dyshimet e autoritetit portual kanë lindur për shkak te origjinës nga vinte ngarkesa e shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, me flamur portugez dhe menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku i është nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm ne skaner.

Ngarkesa me banane i përket kompanisë Masabi Fruits, me qendër në Kombinat Tiranë. Në fillim të muajit prill me të njëjtën linjë trafiku u kapën dhe sekuestruan 49 kg kokainë të fshehur në kolonat e një kontenieri të ardhur me ngarkesë bananesh për llogari të kompanisë së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafikun e 613 kg kokainë.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA