Gjyqi i ‘përbindëshit’/ Babi që vrau fëmijët në Gjermani, si hakmarrje për gruan që e la (fotot)

12/04/2021 17:04

I veshur si oficer policie, një burrë i njohur vetëm si Semir. A, dyshohet se ka mbytur brutalisht dy fëmijët e tij të vegjël, në formë hakmarrjeje për gruan që e kishte lënë.

Kjo ishte akuza e prokurorëve ndaj hidraulikut 37 vjeçar, që po gjykohet për aktin makabër në qytetin gjerman të Regensburg.

Në gjykatë u tha se burri kishte lidhur djalin e tij Jamal, 8 vjeç, dhe vajzën Jamile, 6 vjeçe, para se t’i mbyste në maj të vitit të kaluar.

Më pas njeriu kishte shkruar një letër në nënën e fëmijëve, ish-gruan 29 vjeçare Bianca ku thuhej: “Shihemi në ferr” dhe “Fëmijët janë në parajsë!”

Në letër i akuzuari thoshte se ishte “zëvendësuar si figura atërore e fëmijëve” dhe se ish gruaja e tij kishte nisur një jetë të re me një burrë tjetër.

Ai tha: “Nuk mund ta duroj që një i huaj të komandojë fëmijët e mi” si dhe “ti preferoje të shkoje në ‘disco’.”

Më pas i akuzuari kishte tentuar të vriste veten duke u hedhur nga një urë në lumin Danub, por doli i gjallë në breg dhe rrjedhimisht u arrestua.

Prokurori Thomas Rauscher tha: “Ai nuk donte që fëmijët e tij të jetonin me partnerin e ri të Biancas, të rriteshin me t e të edukoheshin nga ai. Kjo vrasje e akullt erdhi nga dëshira e ti egoiste për pushtet dhe kontroll ndaj saj”.

I akuzuari, bir i një romi e një sirianeje, kërkoi rrethana lehtësuese pasi ndjehej “i pashpresë” gjatë karantinës së koronavirusit.

Ai ishte ndarë disa herë nga nëna e fëmijëve dhe kishte disa dënime të mëparshme, i pari prej moshës 17 vjeçare.

I dyshuari kishte lënë disa profesione dhe njihej si përdorues heroine. Ai qe arrestuar më parë për sulm ndaj partneres duke e djegur me cigare, si dhe për kërcënime ndaj babait të ‘Bianca’s’ në  2012.

I akuzuari përballet me dënim maksimal.

FOTO GALERI
4/5
Në letër i akuzuari thoshte se ishte “zëvendësuar si figura atërore e fëmijëve” dhe se ish gruaja e tij kishte nisur një jetë të re me një burrë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA