Lëvizja zgjatet me 2 orë/ Lehtësohen masat anticovid, rifillojnë fluturimet me Britaninë e Madhe

11/04/2021 19:06

Komiteti teknik i ekspertëve ka ndryshuar orën policore duke e çuar në 22:00 të mbrëmjes deri në 6 të,mëngjesit duke shtuar me dy orë të tjera lejimin e lëvizjes së qytetarëve dhe funksionimin e bareve dhe restoranteve .Po kështu komiteti teknik ka lejuar rifillimin e fluturimeve me Anglinë.

Përveç rënies së numrit të të infektuarve dhe uljes së numrit të pacientëve në spitalet Covid ku momentalisht funksionojnë vetëm tre spitale ndërkohë që Covid 4 nuk është mbyllur por është në gadishmëri Manastirliu argumentoi se zgjerimi i fashës orare për të qarkulluar është bërë edhe për të lehtësuar besimtarët myslimanë që agjerojnë gjatë muajit Ramazan.

Ndërkohë që të hënën nis vaksinimi i personave 60 vjeçe lart të cilët kanë sëmundje kronike.

Të hënën pritet të vijë dhe një sasi prej 7000 doza vaksine Pfizer ndërkohë që do të vijë sërish vaksina Coronavac nëpërmjet distributorit turk qeë ka kontratë me kompaninë kineze Sinovac .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA