“Mallkuar diplomacia”/ Komentet më inteligjente e zbavitëse të të ndjerit Princ Philip gjatë viteve (fotot)

10/04/2021 15:40

Vdekja e djeshme e bashkëshortit të mbretëreshës britanike Prince Philip ka sjellë në kujtesë të mediave raste të shumta kur ai ka habitur audiencat dhe zyrtarët në evente serioze, me komente zbavitese të pafiltruara, qe shpesh rezultonin ne polemika shteterore.

Duka i Edinburg njihej për mungesën e diplomacisë dhe ‘korrektësisë politike’ në retorikën e tij, që e bënë të dashur për publikun dhe sollën me shume vëmendje te martesa e tij 73 vjeçare me monarken.

Mediat britanike kanë hartuar një koleksion të komenteve të tij më pikante, siç ishte ajo gjatë një vizite me popujt aborigjenë në Austali në 2002, kur Philip pyeti një prej krerëve: “A i gjuani akoma njëri-tjetrit me shigjeta?”

Në një event të transmetuar direkt në televizion ai është regjistruar duke pyetur një student britanik, teksa ishte për vizitë në Papua New Guinea në 1998: “Akoma nuk të kanë ngrënë ty këta?”

Ndërsa në një vizitë në ishujt Cayman në 1994 ai pyeti vendasit: “Shumica e juaj e kanë origjinën nga piratët apo jo?”

Ndërsa gjatë një vizite në Maltë në 2015, Philip i thotë një kardinali katolik: “Do t’ju them një sekret … ne jemi të gjithë kristianë”.

Në Evropë

Në 1967, kur u pyet nëse do të vizitonte Bashkimin Sovjetik: “Do të më pëlqente të vizitoja Rusinë por ata bastardë më kanë vrarë gjysmën e familjes time”.

Në hapjen e ambasadës së re britanike në Berlin në vitin 2000: “Është një hapësirë e madhe e çuar dëm”.

Një turisti britanik që takoi në Budapest në 1993: “Duket që nuk ke kohë këtu, s’të është rrumbullokosur ende barku”.

Një instruktori autoshkolle në Skoci në 1995: “Si arrini t’i mbani njerëzit këtu larg alkoolit, aq sa për të kaluar testin?”

Një infermiereje filipinase në Britani ne 2015: “Filipinet duhet të ishin zbrazur krejt nëse vini të gjitha ketu në sistemin tonë shëndetësor”.

Në Institutin Skocez të Grave në 1961: “Gratë britanike nuk dinë të gatuajnë”.

Një gruaje nga Kenia në 1984: “Ti je femër, apo jo?”

Për vajzën e tij, princeshën Anne: “Nëse diçka nuk pjerdh apo nuk ha kashtë, asaj nuk i intereson”.

Për martesën: “Nëse një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, është ose ngaqë dëshiron një makinë të re, ose një grua të re”.

Pas përformancës së Tom Jones, në Royal Variety në 1969. “Si e dredh zërin ashtu Tom, mos mbangje guralecë në fyt?”

Gjatë performancës së Elton John në 2001: “Sa do të doja ta fikte atë mikrofonin!”

Në një fermë lepujsh në Karaibe në 1994 qe perpiqej te shtonte numrin e kafsheve. “Mos i ushqeni lepujt me (frutin karakteristik) papaja. Megjithse, mund të mos funksionojë me lepujt”.

“Do te me kishin arrestuar nese ta ul ate zinxhirin”, i tha princi 25-vjecares Hannah Jackson, qe mbante nje fustan te kuq me zinxhir, ne Bromley ne 2012.

13-vjeçarit Andrew Adams që ëndërronte të fluturonte në hapësirë: “Je pak tepër i shëndoshë për të qenë astronaut”.

Në vitin 2000 — 18 para se nipi i tij Harry të martohej me Meghan Markle. “Njerëzit mendojnë se ka dallime të ashpra klasore këtu, por disa Dukë janë martuar me vajza nga kori, madje disa janë martuar edhe me amerikane”.

Në një panair avionësh në 2002: “Ata që fluturojnë shpesh me avion si unë, i vlerësojnë përmirësimet në zhurmën dhe komfortin, përvec rasteve kur fluturon me çmime ekonomike, që është e tmerrshme”.

Gjatë krizës ekonomike në1981: “Të gjitha ankoheshin se duan më shumë kohë të lirë, ndërsa tani ankohen se janë të papunë”.

Për krizën financiare të familjes mbretërore në 1969: “Vitin që vjen ndoshta falimentojmë … do të më duhet të heq dorë nga polo” (Loja e luksit në kuaj, ku topi luhet duke u goditur me shkopinj te gjate).

FOTO GALERI
2/5
Një infermiereje filipinase në Britani ne 2015: “Filipinet duhet të ishin zbrazur krejt nëse vini të gjitha ketu në sistemin tonë shëndetësor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA