Edi Rama e ka lënë pas krahëve historinë e përgjimeve të BILD dhe tashmë për të shmangur çdo sulm të kundërshtarëve politik, kandidatët për deputet i merr hapur për porositë e fushatës.
“Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Edhe gabime padiskutim që janë bërë. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit në hapat e fundit do të realizohet brenda këtij viti sic kam thënë dhe do Zoti edhe para afatit”, tha ai.
Një sy krahas elektoratit, kryesocialistit kërkon socialistët ta kenë edhe tek fushata e rivalëve.
Ai azilanti i Kamzës ça bën ai?
Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerëzit nëpër klube. Shumë frymë pozitive do ta mbyllim me sukses, kam shumë besim.
Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror? Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi dalin nëpër terren por nuk kanë potencial, ka humbur fare.
Paralelisht me fushatën elektorale, Edi Rama po ndjek edhe një tjetër fushatë, atë të vaksinimit. Sot ishte radha e Sarandës .
Kjo është fushata e fundit ku shqiptarët do të dëgjojnë premtimin për 24 orë ujë. Zotimin kryesocialisti e bëri nga ujësjellësi i rinovuar i Delvinës.
“Kemi rreth 120 kantiere pune te hapura , brenda 2022 në gjithë zonat e banuara urbane dhe fshatrat do jetë proces i mbyllur , s’do jetë me temë fushate”, tha Rama.
Në jug, Thembra e Akilit për minoritarët janë pronat.
“Thuaj që e kemi filluar regjistrimin e pronave, se këtu s’kishe as legalizime dhe asgjë çështja e azhornimeve është çështja se kemi procesin e digjitalizimit të hartave”, tha Rama.
“Duhet zyrë e kadastrës për bashkinë e Finiqit”, tha minoritari.
“Do ta bëjmë ta thashë “, theksoi ai.
Kryeministri ndërpreu për pak orë fushatën për të pritur ministrin e kulturës dhe turizmit të Turqisë për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër dhe Berat.
Top Channel