Produktet ushqimore në Maqedoninë e Veriut krahasuar me një vit më herët, janë shtrenjtuar për 2.1 për qind.

Por në mënyrë drastike është rritur çmimi i vajit, sidomos ai i lulediellit, thotë REL. rritje çmimesh kanë pasur edhe artikuj të tjerë si qumështi, vezët, sheqeri, produktet qumështore, çokollatat, mishi, peshku etj. Qytetarët ankohen se shumë produkte që në pamje të parë duket se janë shtrenjtuar pak, në realitet, kur mblidhen e kupton sa peshë financiare kanë pasur.

“Gjerat janë shtrenjtuar dhe këtë e vë re gjatë blerjes sepse më duhet të heq dorë nga ndonjë gjë pasi, me të njëjtat para nuk mund t’i blej gjërat e njëjta siç i blija vitin e kaluar”, shprehet një qytetare nga Shkupi. Në bazë të dhënave të Entit vendas të Statistikave, është shënuar ulje e tregtisë në pakicë, veçanërisht e produkteve ushqimore dhe pijeve, dhe atë për 4 për qind. Nga Ministria e Ekonomisë, thonë se nuk ka kushte ligjore që të merret një vendim për ngritjen e çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA