Të bllokuar nga fluturimet/ Agjencitë e udhëtimeve, ende të paqartë për kaosin e krijuar

08/04/2021 15:45

Bojkoti i kontrollorëve të kullës së vrojtimit në Rinas, agjencitë e udhëtimit i ka vendosur në pozitë të vështirë.

Pasagjerët që do të ktheheshin në Shqipëri, agjencia e udhëtimit e Erionit i ka akomuduar në hotele,nga ana tjetër klientët thonë se nuk janë të detyruar të paguajnë natën e qendrimit në hotel. Po kush do ta paguaj këtë faturë Erioni apo klienti?

Çfarë ndodhi me klientët që do të niseshin diku, dhe me ata që do vijnë në Rinas?

U përplasën në dyert e aeroportëve dhe komunikon me ne gjatë gjithë kohës. Kërkonin të gjenin një zgjidhje se çfarë do të ndodhte me ta që do të niseshin, apo me ata që do të ktheheshin .

Çfarë zgjidhje mund t’i ofrosh, ke nga ata pasagjere po flenë në në aeroporte?

Rastet e mbrëmshme klientëve që kanë qenë duke u kthyer drejt Shqipërisë i kemi ofruar akomodim në hotel. Pastaj, jemi hasur me vështirësinë e faturës së hoteli se kush do ta paguaj këtë. Kur të kthehen do të shohim se kush do të na mirëkuptoj, në të kundërt do t’i drejtohem gjykatës të vendosë se kush do ta paguaj hotelin.

Paratë e biletave do të kthehen mbrapsht, problem mbeten rezervimet e pushimeve në vende si Dubai dhe Maldive. Klientët kanë paguar qëndrimin në hotel, restorantin dhe guidën, nëse ata nuk marrin shërbimin e paguar, kërkojnë kthimin e parave.

Çfarë do të ndodhë me biletat?

Kompanitë ajrore na kanë ofruar dy zgjidhje të shtyjnë biletën, ose të kthejnë paratë mbrapsht. Klientët kërkojnë kthimin e pagesave të hotelit, por hoteli nuk na e njeh këtë problematikë dhe nuk t’i kthen paratë.

Përballë kësaj situate Erioni sot nuk guxoi të priste asnjë biletë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA