Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.
Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është vendi ku jetojnë plot 100 të tillë, ka thënë revista.
Ky qytet ka mposhtur qytetin e New York-ut me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur vendin e parë në shtatë vjetët e fundit. Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje.
Mirëpo, pavarësisht pse Pekini ka më shumë miliarderë, mbledhja e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë në Pekin. Banori më i pasur i kryeqytetit kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit TikTok dhe shef ekzekutiv i kompanisë simotër ByteDance. Pasuria e tij është dyfishuar dhe tani ka arritur në 35.6 miliardë dollarë.
Në krahasim me të, banori më i pasur i New York-ut, ish-kryetari i këtij qyteti Michael Bloomberg, ka pasuri prej 59 miliardë dollarëve.
Top Channel