Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic u vaksinua dhe zgjidhi të bënte vaksinën kineze Sinopharm, në një përpjekje të qartë për të inkurajuar serbët të mos ngurrojnë të imunizohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, ka shkruar kreu i shtetit serb në llogarinë e tij në Instagram. Vucic përcolli falenderime për punonjësit shëndetësore vendas, por edhe për vëllëzerit kineze, sic tha ai. Serbia arriti ta niste shpejt procesin e vaksinimit, e kjo falë vaksinave të siguruara në doza të mëdha nga Kina e Rusia, ndërsa ka arritur të marrë doza edhe nga Pfizer e AstraZeneca, por edhe këtu nuk kanë munguar personat që ngurrojnë të vaksinohen.

Deri tani, llogaritet që të kenë marrë dozën e parë të vaksinës të paktën 1.5 milionë serbë. Beogradi u ofrua të dhuronte madje vaksina për fqinjet, duke dërguar doza në Bosnje e Maqedoninë Veriore, ndërsa një muaj më parë u la e hapur mundësia që në Serbi të vaksinohen edhe shtetas të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA