Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet?
Altin Dardha ishte bërë paranojak pas vrasjes së babait. Në 24 Korrik të vitit 1997 ai ekzekuton Ilir Pashën, nën dysimet se e spiunonte te grupet rivale. Po atë ditë, i bëjnë pritë kadillakut të kuq të “Qorrit” në vendin e njohur si 6-katëshi.
Drejt mjetit luksoz derdhen breshëri të shumta që i morën jetën në vend Gazmend Cufes, Robert Koraqes dhe Lorenc Dardhës, kushëririt të parë të Altinit. Altini ishte me fat. Si asnjëherë më parë, ai udhëtonte në sediljen e pasme të makinës çka i shpëtoi jetën. Altini u largua me plagë të lehta.
“Kur erdhi koha që këta u fragmentuan si rezultat i kontradiktave që kishin grupet, ose prekja e interesave, që ndodhi jo thjesht nga ata që drejtonin, por ata zërrat që u thoshin këta, që preknin interesat, aty filloi kontradikta dhe fragmentimi” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.
Pas atij atentati “Qorri” u kurua në Janinë. Altinin e kishte ndihmuar Bernard Hasani një i fortë i zonës i ekzekutuar vite më vonë për histori të tjera. Bernardi ishte njoftuar nga një ndërmjetës që i kishte përcjellë mesazhin e Altinit për ndihmë. Pas ngjarjes, kadillakut të kuq të “Qorrit”, i konsideruar si simbol i së keqes në Berat iu vu zjarri. Altini kishte humbur besimin e grupeve të tjera të Çelepias që e shihnin si problem. Edhe Adrian Çobo që ishte njeriu më i afërt i Dardhës ishte distancuar.
“Të gjithë kishin mbështetjen e politikës dhe ndaj e ndienin veten të pa prekshëm” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi
Në 2 Gusht të vitit 1997 Altin Dardha ekzekuton Donald Saraçin nga Çelepia. Saraçi nuk i ishte bindur urdhrit të Dardhës për vrasjen e Burhan Tomorit.
Emisioni i plotë:
Top Channel