Pas akuzave të vazhdueshme nga mediat dhe disa qeveri perëndimore për abuzime me drejtat e njeriut në minoritetet ujgure në Xinjiang, ministria e jashtme kineze ka dhënë një deklaratë ku akuzon mes të tjerëve rrjetin britanik BBC dhe qeverinë e SHBA për një fushatë gënjeshtrash dhe dezinformimi.
Pekini përmendi korrespondetin e BBC per Kinën, Adrian Zens, duke e quajtur një “amplifikues i informacioneve të fabrikuara” apo “gazetar thashethemesh”.
Zëdhënesja e ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying, mes të tjerash tha: “Kjo fushatë dezinformimi e prodhuar nga një grusht forcash anti-kineze, pretendon se ka genocid në Xinjiang. Por fakte të shumta kanë provuar se “raportimet të cilave i referohet vazhdimisht SHBA, janë informacione të rreme të fabrikuara nga Adrian Zenz, dhe të ashtuquajturit “dëshmitarë” janë thjesht ‘aktorë të trajnuar’.”
“Disa media luajnë rolin e “amplifikuesit” në këtë proces dhe farsa e tyre është ekspozuar e refuzuar nga rajoni kinez i Xinjiang dhe persona të huaj, përfshi edhe nga SHBA”.
“Kjo fushatë e ligë akuzash dhe ofendimesh të Uashingtonit, janë një fakt një reflektim i vetë krimeve të saj masive ndaj popullsive indigjene indiane gjatë zgjerimit në perëndim, gjatë tregtisë së skllevërve afrikanë dhe më së fundmi gjatë operacioneve ushtarake ndaj vendeve muslimane, me pretekstin e terrorizmit pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001”.
Top Channel