Në SHBA në muajin mars aplikimet për regjistrin penal të kërkuar për blerjen e armëve të zjarrit “arritën një nivel rekord, ku shumë njerëz vdiqën si rezultat i sulmeve me armë”.
Sipas informacionit të CNN të marrë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), muajin e kaluar rreth 4.7 milion amerikanë aplikuan për të marrë regjistrin penal për të blerë armë. Sipas shifrave, krahasuar me muajin shkurt është shënuar një rritje prej 36 për qind.
Aplikimet për regjistrim penal përkuan me periudhën kur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së u miratuan rregullat për të vështirësuar shitjen e armëve pasi shumë njerëz u vranë në sulmet me armë në Boulder, Atlanta dhe Colorado.
Pakoha e ndihmës e pandemisë COVID-19 mund të ketë çuar në rritjen e blerjes së armëve
Në lajmin e CNN theksohet se mbështetja financiare prej mijëra dollarëve e shpërndarë nga qeveria federale brenda fushatës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) mund të ketë çuar që amerikanët të blejnë armë dhe të rriten shitjet e tyre.
Më 11 mars, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy ligje për kontrollin e armëve me çka rritën kontrollet e të dhënave penale për të gjitha shitjet dhe transferimet e armëve. Më 22 mars, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, gjithashtu mbështeti ligjin e kontrollit të armëve pas një sulmi të armatosur në Boulder që rezultoi në vdekjen e dhjetë personave, përfshirë një oficer policie.
Projektligji për t’u miratuar kërkon mbështetjen e 50 demokratëve dhe të paktën dhjetë senatorëve republikanë në senatin amerikan.
Top Channel