3 fëmijë po hetohen pasi dyshohet se kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse 2 bashkëmoshatarë, në Tiranë.
Të rinjtë, e përfshirë në sherrin e djeshëm, janë të moshave 12, 13 dhe 14 vjeç. Ngjarja, ka ndodhur dje, në rrugën “Karahman Ylli”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe L.L., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A.H., 12 vjeç, dhe L.H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, policia e Tiranës, njofton arrestimin e 44-vjeçari, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E(S)., M(M), 44 vjeç, sepse në bulevardin “Migjeni”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel