Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën Disa menduan se ishte një kod për lëshim bërthamor; të tjerë se faqja e Pentagonit ishte hakuar.
Pati dhe nga ata qe e konsideruan një sinjal të qartë politikash konspiracioniste e folën për mundësinë e një komploti madhor. Mjaftoi një postim i çudtishëm në “Twitter” që të niste një stuhi e vërtetë reagimesh. Shkrimi i pakuptimtë rendiste vetëm disa gërma njëra pas tjetrës të cilat nuk formonin një fjalë të mirëfilltë, “;l;;gmlxzssaë” .
Por, pas shumë hamendësimesh, misterin e postimit që trazoi jo pak ujërat e zgjidhi vetë Komanda Strategjike e SHBA-së, që drejton forcën e armëve bërthamore të ushtrisë amerikane.
Pas statusit që u fshi disa minuta më vonë, qëndron, sipas saj, një fëmijë. Komanda sqaroi se një nga personat që menaxhon këtë llogari e kishte lënë atë hapur për disa minuta dhe postimi është bërë nga një fëmijë. “Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë e keqe”, thuhet në mesazhin e saj.
Top Channel