Dhunë ndaj policisë në Holandë gjatë natës së Vitit të Ri, dy persona humbin jetën dhe dhjetëra të plagosur
Italia ka dëbuar sot dy zyrtarë rusë pas arrestimit të një oficeri të marinës italiane që po i shiste një prej tyre dokumente konfidenciale ushtarake.
Policia tha se kishte ndërhyrë në një “takim klandestin” mes zyrtarëve ushtarakë, njëri italian e tjetri rus, sipas tyre “menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga zyrtari italian, në këmbim të një shume parash”.
Të dy të përfshirët u akuzuan për shkelje të lidhura me spiunazh dhe sigurinë kombëtare, tha policia. “Zyrtari italian është dërguar në paraburgim, ndërsa për shtetasin e huaj po merret në konsideratë statusi i tij diplomatik”, tha në autoritetet.
Ndërkohë ministria e jashtme italiane thirri ambasadorin rus Sergey Razov, për të diskutuar çështjen. Minsitri i jashtëm Luigi Di Maio, njoftoi më vonë se dy zyrtarë rusë “të përfshirë në këtë cështje serioze” ishin dëbuar. Këta të fundit raportohet se ishin zyrtari i takimit dhe eprori i tij.
Ambasada ruse pranoi ndalimin e një anëtari të stafit të atasheut ushtarak, por nuk komentoi më gjatë. “Rrethanat e incidentit janë ende objekt i hetimit. Për momentin ne nuk e mendojmë të arsyeshme të komentojmë atë që ndodhi por shpresojmë që kjo të mos ndikojë në marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë e Italisë”.
Takimi misterioz kishte ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në Romë, në të cilin oficeri italian kishte marrë €5,000 para të thata, në këmbim të dokumenteve që raportohet se vinin nga një njësi e ministrisë italiane të mbrojtjes.
‘Corriere della Sera’ shkonte edhe më tej duke thënë se oficeri i kishte shitur agjentëve ruse dosje “top secret” të NATO-s, me informacione të komunikimeve ushtarake.
‘La Repubblica’ shkruante se ky ishte incidenti më serioz me Rusinë që prej fundit të Luftës së Ftohtë, kur në 1989 u zbuluan spiunë rusë e bullgarë.
Top Channel