Nis vaksinimi në Kosovë/ Të parët punonjësit shëndetësorë, pastaj të moshuarit dhe të sëmurët

30/03/2021 12:05

Procesi i vaksinimit nis sot zyrtarisht në Kosovë, nga klinika Infektive në Prishtinë ndërsa në komuna, do të zhvillohet më vonë gjatë javës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se me mbërritjen e kontingjentit të parë të vaksinave, në fillim do te vaksinohet personeli mjekësor që është në vijën e parë të frontit dhe personat mbi vjeç, me sëmundje kronike më të mëdha.

24 mijë dozat e para mbërritën mbrëmjen e se dielës në Kosovë, që kishte mbetur vendi i fundit në rajon pa e nisur procesin e vaksinimit. Kryeministri, Albin Kurti u vaksinua mbrëmjen e së hënës në sallën “1 Tetori” në kryeqytet e pas tij, zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ministria e Shëndetësisë, sakaq, i ka bërë thirrje personave të moshës mbi 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike, që të mos iu drejtohen qendrave të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të marrin lajmërimin qe i tregon se mund ta bëjnë vaksinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA