Emocionoi të gjithë, me veprimin e tij, ku sakrifikoi veten dhe shpëtoi 25 të tjerë, xhaxhai i Arjan Salës falenderon shqiptarët me fjalimin emocionues

30/03/2021 15:23

Arjan Sala humbi jetën nga flakët që përfshinë qendrën tregtare, pasi shpëtoi 25 kolegë të tij.

Xhaxhai i 32-vjeçarit, falenderon të gjithë ata që u bënë pjesë e familjes së tij, duke theksuar se “ne shqiptarët, bëhemi bashkë edhe në dhimbje. “Falenderoj publikisht të gjithë shqiptarët, jam ndjerë krenarë, qenkemi trima të dashur të respektueshëm, bëhemi bashkë në dhimbjet e secilit. Na kanë vizituar në banesë njerëz që nuk i kemi parë fare, kanë ardhur letra, telefonata”.

Kanë ardhur dhe kontribute financiare nga njerëz që nuk i kemi dëgjuar kurrë“. Megjithatë, ai thekson se kush do të kontribuojë mund ta bëjë, por familja vetë nuk e kërkon këtë gjë. “Ka disa tituj, që thonë djali i Arjanit është me sëmundje, me probleme me sytë, kontribuoni… nuk janë fare të vërteta, po keqpërdoret”, thekson xhaxhai i të ndjerit.

Për djalin që la pas Arjani, shpreson që të ndjekë hapat e të atit. “Uroj që të jetë trim, i respektueshëm, i dashur, si i ati”.

Arjan Sala u kthye në shtëpi i pajetë pas një lufte me zjarrin prej nga ku shpëtoi jetët e shumë njerëzve që gjendeshin në magazinat nëntokësore të qendrës tregtare. Ai u nderua dje, në 29 mars, me certifikatën Dëshmor i Atdheut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA