‘Disinformacioni’/ Shkaku pse Facebook pezulloi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro

30/03/2021 20:56

Qeveria e Venezuelës quajti pezullimin e Maduros ‘totalitarizëm dixhital’

Llogaria në Facebook e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro është pezulluar për 30 ditë, për shkelje të rregullave kundër disinformacionit për pandeminë e COVID-19.

Facebook tha në fundjavë se kishte hequr nga rrjeti një video ku Maduro promovonte mjekimin vendas Carvativir, si “kura më e mirë” kundër koronavirusit. Facebook tha se sipas udhëzimeve të OBSH, aktualisht nuk ka asnjë kurë shëruese ndaj virusit. Ministria venezuelane e informacionit e quajti levizjen “totalitarizëm dixhital.

Në fjalimin e tij televiziv, Maduro tregonte një shishe të vogël që lëshon pika, duke pretenduar se po të mbahet për njëfarë kohe në gojë, neutralizon totalisht vrusin.

“Pasi është marrë miratimi nga entet shëndetësore të vendit, unë ju prezanton mjekimin që neutralizon 100 përqind koronavirusin, ky është Carvativir,” shpjegonte Maduro.

Presidenti shtonte: “Këto njihen më mirë si pikat e mrekullueshme të Jose Gregorio Hernandez. Hidhni dhjetë pika nën gjuhë çdo katër orë, dhe ndodh mrekullia, është një antiviral i fuqishëm, aq i fuqishëm sa mund të neutralizojë koronavirusin.”

Maduro nuk sqaroi se cili është objektivi i mjekimit, si funksionon ai apo nëse funksionon te njerëzit e infektuar.

Zakonisht pikat anti-virale janë një masë afat-shkurtër për një individ, por mbetet për t’u parë sesi do të funksionojë kjo në Venezuelë. Maduro tha se nuk ka efekte anësore.

Venezuela do të eksportojë mijëra doza të pikave të saj në vendet me të cilat bën tregti, kryesisht Kuba, Nikaragua, Bolivia, Haiti dhe vende të tjera të Karaibeve.

FOTO GALERI
3/3
Maduro nuk sqaroi se si funksionon ai apo nëse funksionon te njerëzit e infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA