Kush e vrau çiftin Pasho? Zbulohen gjurmë në dorezën e valixhes ku u gjetën trupat e masakruar

26/03/2021 22:14
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Detaje të reja kanë dalë në dritë për çiftin e shqiptarëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të masakruar në valixhe rreth 5 vite pasi u shpallën të humbur.

Të dhënat paraprake të ADN-së tregojnë shenjat e një personi të panjohur në dorezën e njërës prej valixheve ku ndodheshin mbetjet njerëzore të ciftit. Ky është rezultati i karabinierëve të Romës dhe mund të sjellë një tjetër pistë hetimi, raportojnë mediat italiane.

Për më tepër, pjesa tjetër e të dhënave në apartamentin ku supozohet të ketë ndodhur krimi i përkasin shenjave të një femre. Nga hetimet e deritanishme, mendohet se autore e ngjarjes të jetë Elona Kalesha, e fejuara e djalit të çiftit Pasho, megjithatë mbetet mister personi që u zbulua nga të dhënat e ADN-së.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe masakrimit të kufomave. Njëri nga tre dëshmitarët në pallatin ku ka ndodhur krimi pohon se ka parë vajza duke dalë nga banesa, duke treguar edhe njëherë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme, por me të paktën  një bashkëpunëtore tjetër grua.

Për gjykatësin hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho, që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve u gjetën në katër valixhe, midis 10 dhe 15 dhjetorit, në një fushën ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences, në të cilën djali i tyre kishte vuajtur dënimin.

Kështu dyshohet se një grua mund ta ketë ndihmuar atë në transportimin e valixheve. Për më tepër, është e vështirë të besosh se ish e dashura mund të ketë bërë gjithçka vetëm.

Kujtojmë se Shpëtim Pasho u vra në gjumë me një goditje në fyt, e ndërsa Teuta kishte shenja dhe hematoma të një rrahjeje të rëndë.

Djali i çiftit, Taulanti, i burgosur në Sollicciano për krime droge, u lirua nga burgu më 2 nëntor 2015, ndërsa prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Në urdhrin e gjyqtarit hetues ka dëshmi të bashkëpronarëve të ndërtesës në Fontana, që panë Elonën të mbante katër ditë pas zhdukjes së bashkëshortëve, valixhe me erë të keqe, nga e cila derdhej gjak.

Elona gjithashtu kishte detyruar një nga vajzat e çiftit, Viktorian të gënjente duke thënë se prindërit e saj kishin fjetur me të në Castelfiorentino para se ata të zhdukeshin.

Elona e mori shtëpinë me qira duke thënë se do t’i duheshin disa javë për t’u trajtuar në spitalin aty pranë, pasi kishte një shtatzëni me rrezik të lartë. Pronari mendoi se valixhja e gjetur në dhomë, e cila mbante erë të padurueshme, fshihte një fetus të abortuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA