“Dëgjuam të bërtitura, u tronditëm”/ Fqinjët flasin për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar në Londër
26/03/2021 09:30
21-vjeçari shqiptar, Renato Geci u qëllua për vdekje me thikë nga një 31-vjeçar në Londër. Autoritetet angleze kanë vënë në pranga për autorit të dyshuar edhe një grua, e cila akuzohet se e ndihmoi.
Mediat angleze shkruajnë se Renato Geci u sulmua gjatë një përleshje në Granville Avenue, Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të së hënës.
Policia u njoftua dhe e gjeti 21-vjeçarin dhe një tjetër të ri shqiptar, gjithashtu në të njëzeta, të plagosur me thikë. Geci vdekjen ndërkohë që i riu tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur arriti të shpëtojë.
Njëri për fqinjëve ka deklaruar se ngjarja ishte shumë tronditëse. “Dëgjuam të bërtitura. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, rrëfeu ai.
Top Channel