Kryeministri Edi Rama ishte në Kamëz ku inspektoi një nga shkollat e reja atje.
“Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë”, tha ai.
Ndërkohë gjatë vizitës së tij ai takoi dhe një grup fëmijësh me të cilët shkëmbyen dhe batuta.
Rama: hajde themi në kor, Rama ik.
Fëmijët: Luli Ik.
Rakip Suli: kryeministër fëmijët ksihin shumë qejf të takonin
Rama: Po ç’ke ti, mos i përkthe. Jepi pak një Iphone këtij dhe shif sa mbrapa je.
Po më përkethen këta ti mua, këta janë. Ku i keni shoqet ju e?
Ndërkohë që fëmijët qeshën.
Top Channel