22 vjet nga bomabardimet e NATO-s në Serbi/ Haradinaj: Nuk ishte një ditë e zakonshme, nisi fundi i një okupimi të egër

24/03/2021 10:46

Sot janë bërë 22 vite nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e cila njihet ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit”.

Këtë ditë e ka kujtuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte pjesë e kësaj beteje.

Ai tha se 24 marsi i vitit 1999 nuk ishte një ditë e zakonshme.

“24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme.  Përderisa përkujtonim 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë të NATO-s, mbuluan qiellin me aeroplanë, armiku nisi sulmet ndaj popullatës së paarmatosur anekënd vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu Haradinaj ka kujtuar edhe njëzetepesë të rënët në Kotlinë, Zona Operative e Nerodimes.

“Sot kujtojmë njëzetepesë të rënët në Kotlinë, Zona Operative e Nerodimes, të rrethuar e të vrarë barbarisht.  NATO-s faleminderit përjetësisht!  Të rënëve, përgjithmonë Lavdi”, ka thënë Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA