Masakra në SHBA/ Homazhe për policin 51 vjeçar, mes 10 të vrarëve në sulmin makabër në Colorado (fotot)

23/03/2021 15:40

Dhjetra makina policie dhe ambulanca shoqëronin dje makinën me trupin e policit të vrarë në Boulder gjaktë masakrës së në marketin King Soopers, ku gjetën vdekjen dhe nëntë njerëz të tjerë, ne dukje te pafajshem.

Kolegët e tij thonin se Eric Talley, kishte një aftësi unike për të komunikuar me njerëzit gjatë detyrës.

Talley ishte bashkuar me policinë 11 vjet më parë në moshën 40 vjeçare, tha babai i tij Homer Talley.

“Ai e merrte gjithmonë shumë seriozisht detyrën e tij si oficer policie. Kishte shtatë fëmijë. Ai i adhuronte fëmijët dhe po trajnohej për një punë tjetër  pasi nuk donte që familja e tij të kalonte momente si këto. Besonte te Jezus Krishti”, tha Homey.

Pas vdekjes së tij të hënën, policia e qytezës Boulder e përshkruante Talley si hero dhe konfirmonte se ishte nga të parët që reagoi ndaj thirrjes së emergjencës në supermarketin  King Soopers.

Sulmuesi i paidentifikuar publikisht, tashmë i arrestuar, hapi zjarr në parkingun e supermarketit King Soopers dje rreth orës lokale 15.00.

Më pas ai hyri brenda dyqanit dhe vijonte të shtinte pa dallim ndaj njerëzve që ndodheshin aty.

Të mbijetuarit tregonin se ishin përpjekur të fshiheshin mes ndarjeve të stendave, duke u përpjekur të shmangeshin sipas zhurmës së të shtënave që dëgjonin.

Ata flasin për shumë të shtëna të zhurmshme, në episodin e terrorit që zgjati rreth 20 minuta, para se autori i dyshuar të dorëzohej te autoritetet që erdhën në vendngjarje.

Policia ende nuk ka konfirmuar nëse autori është njeriu i parë në fotot që shoqërohej prej tyre jashtë marketit, i zbathur e gjysmë i zhveshur, me gjak që i rridhte nga një nga këmbët.

Autoritetet ende nuk kanë publikuar identitetin e tij dhe nëse kanë ngritur akuza apo jo.

I paqartë është gjithashtu motivi i masakrës së njerëzve të pafajshëm dhe arsyeja e mos-publikimit të identitetit të tij.

Pak pas incidentit, guvernatori i Colorado, Jared Polis tha: “Më thyhet zemra teksa shikoj këtë ngjarje të rëndë që shpaloset në komunitetin tonë të Boulder. Po bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar autoritetet e sigurisë në punën e tyre”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Presidenti Joe Biden është njoftuar për ngjarjen në Colorado dhe do të mbahet i informuar për zhvillimet.

FOTO GALERI
17/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA